Milot Rashica ka folur pas ndeshjes, duke thënë se ekipi i Kosovës ka luajtur më mirë në ndeshjen ndaj Zvicrës se në ndeshjet e kaluara eliminatore në eliminatoret për “Euro 2024”.
Kosova dhe Zvicra ndanë pikët të shtunën në “Fadil Vokrri” duke barazuar 2-2 në një ndeshje të bukur dhe emocionuese.
“Gjithë e kemi ditur rëndësinë e ndeshjes. Sot performanca ishte më e mirë se ndeshjet e kaluara. Patëm edhe pak fat në fund dhe arritëm të shënojmë dy herë”.
“Kemi luajtur me kundërshtarin më të mirë në grup dhe kemi dhënë maksimumin. Duke e ditur forcën e kundërshtarit jemi fokusuar në mbrojtje dhe kemi provuar me kundërsulme”.
“Kemi provuar ta mbyllim mesfushën dhe besoj që në shumicën e momenteve e kemi arritur këtë. Përmes kundërsulmeve kemi realizuar gola. Kam luajtur edhe më herët përkrah Vedatit në sulm. Dhe më pëlqen të luaj në këtë pozitë”.
“Në Rumani shkojmë për fitore. Edhe barazimi sonte nuk është i keq duke ditur pozitën ku ishim dhe ndeshjet që i kemi zhvilluar”, ka thënë Rashica.