-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Millivojeviq: Me lirimin e policëve kosovarë, “hiqet përgjegjësia e Serbisë për situatën në Kosovë”

Ish-diplomati serb Zoran Millivojeviq, me rastin e lirimit të tre policëve të Kosovës nga regjimi serb, ka thënë se vendimi i gjykatës “ka hequr mundësinë që Serbia të jetë përgjegjëse” në çfarëdo mënyre për përshkallëzimin në Kosovë.

Millivojeviq ka pretenduar se gjykata ka vepruar mirë, por procedurat e mëtutjeshme do të tregojnë “shkallën e përgjegjësisë së tyre”.

“Mendoj se është një vendim i mirë i gjykatës, i cili “nuk vë në pikëpyetje” procedurat gjyqësore në Serbi dhe “përgjegjësinë e tyre”. Ata u liruan dhe në njëfarë mënyre u “hoq mundësia” që Serbia të akuzohet për ndonjë gjë”, ka thënë Millivojeviq për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Kur bëhet fjalë për situatën aktuale në Kosovë dhe arrestimet e kriminelëve serbë, Millivojeviq ka pretenduar se “asgjë e re nuk po ndodh dhe se politika e organeve kosovare është që me çdo kusht të konfirmohet shtetësia e Kosovës”.

“Aspirata është që të arrihet dominimi në veri të Kosovës. Ka pasur një tentativë me ato zgjedhje “jo legjitime” dhe me rezultatet që kemi parë dhe me tentimin që të vendosen këta kryetarë të komunave dhe pastaj me aplikimin e mekanizmave të pushtetit të realizohet kontrolli i plotë i veriut të Kosovës, ky ishte qëllimi nga i cili Kurti nuk heqë dorë dhe në këtë kuptim nuk ka ndryshim. Ashtu siç nuk ka asnjë ndryshim as kur bëhet fjalë për masat që ai merr, ai ngre tensionin dhe ngre nivelin e përshkallëzimit gati deri në pikën e vetë konfliktit”, ka thënë Millivojeviq.

Duke komentuar deklaratën e fundit të Komisionarit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, se është e nevojshme të mbahen zgjedhje të reja në veri të Kosovës, Millivojeviq tregon se gjatë fjalimit të tij nuk u përmendën obligimet e Prishtinës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përcjell Paparaci.

Kjo, ka shtuar ai, tregon se pala kosovare dhe ajo serbe “nuk trajtohen në mënyrë të barabartë në ndarjen e përgjegjësive për ngjarjet në Kosovë dhe se Serbia ende është nën një lloj presioni”.

“Po i bëhet presion Serbisë që edhe ajo të marrë pjesë në përgjegjësi bashkë me Kosovën dhe kështu në një farë mënyre Kosova të amnistohet nga masat dhe veprimet që po i bën. Sërish kemi standarde të dyfishta në skenë, kemi përpjekje për ta sjellë palën serbe në të njëjtin nivel me atë të Kosovës. Nuk kemi masa, kemi vetëm angazhime verbale”, ankohet Millivojeviq.

I pyetur nëse mendon se zgjedhjet megjithatë do të mbahen në veri, Millivojeviq ka pretenduar se është e qartë se BE-ja do të insistojë për këtë në periudhën e ardhshme dhe përsërit se “kjo vështirë se është e pranueshme për palën serbe, sepse nuk përmendet Asociacioni, as garanci për një jetë normale të serbëve në Kosovë”.

“Kam frikë se kjo vështirë se është e pranueshme për serbët në Kosovë, sepse pa Asociacionin ata nuk kanë garanci kryesore për jetën e tyre normale, për pjesëmarrje në jetën politike, për të shkuar në zgjedhje. Mendoj se pa Asociacionin dhe kthimin në gjendjen e mëparshme, përfshirë angazhimin e organeve të Kosovës me policinë, forcat e sigurisë dhe represionin, vështirë se mund të ketë deeskalim dhe normalizim të situatës dhe kthim në dialog”, ka pretenduar Millivojeviq./Paparaci.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img