-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Millan Radojqiç tallet me Prokurorinë e Kosovës, lajmërohet si gangster me video nga Veriu

I kërkuar nga Prokuroria kosovare për së paku një rast, rastin “Brezovica”, Millan Radojqiq muaj më parë i shpëtoi arrestimit në kufi. Ai është po ashtu në Listën e Zezë të ShBA-ve. Asnjëri nga ky fakt nuk e ka penguar që të tallet me Prokurorinë e Policinë e Kosovës. Me video u lajmerua nga Veriu.

Milan Radoiçiq, nënkryetari i Listës Serbe dhe i kerkuari nga Prokuroria e Kosovës për së paku, aq sa dihet në publik, rastin “Brezovica” ka bërë një video ku thotë se është në Miterovicën e Veriut.

“Edhe pse shqiptarët mendonin se mund ta ndalonin qëndrimin në mesin e popullit serb në Kosovë, kete nuk mund ta bejne” thote ai ne kete video.

Në video-mesazhin që ka regjistruar nga veriu i Kosovës, e që shihet në video, ai ka dërguar një mesazh të fortë për serbët në Kosovë.

“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb sapo ka filluar. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, më lejoni të them vetëm, dhe të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse atje nuk ka kthim nga këtu. Rroftë Serbia”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img