Site icon PrishtinaPress

Milionat që ndau qeveria e Kosovës për bizneset, policinë dhe mjekët

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që të ndahen 11 milionë euro për bizneset, policinë dhe mjekët.

Sipas këtij vendimi do të subvencionohen bizneset me 6 milionë euro për shkak se ato ishin mbyllur me masat e fundit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se bizneset që janë detyruar të mbyllen, do t’u mbulohet 50 për qind e qirasë.

Ndërsa 5 milionë tjera janë ndarë për zyrtarët policorë dhe mjekët të cilët kanë qenë të angazhuar për të zbatuar masat antiCovid.

Exit mobile version