Milionat e ndara për Rimëkëmbjen Ekonomike, Hoti jep detaje

50
Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka dhënë detaje për milionat e planifikuara nga Qeveria për rimëkëmbjen ekonomike.

Advertisement

Ai ka thënë se sot ka qenë një mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë, e se janë duke u përmbushur premtimet e dhëna nga ky ekzekutiv.

Hoti ka dhënë edhe detaje se për cilat sektorë shkojnë milionat e ndarë.

“87 mil euro i kemi ndarë sot për biznese dhe qytetarë. Në ditët në vijim fillon shpërndarja e: 60 mil euro si subvencion për koston e pagave për bizneset. Bizneset nuk kanë nevojë të aplikojnë, por mjetet do ju ndahen bazuar në numrin e punëtorëve të deklaruar në dhjetor 2019”, ka thënë Hoti.

“Qytetarët duhet të aplikojnë për programet si më poshtë:7.5 mil euro shtesë për familjet me asistencë sociale për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 12 mil euro shtesë për dyfishim të subvencioneve në bujqësi  1 mil euro për ndërmarrësi, 1 mil euro për ndërmarrjet publike që kanë në vështirësi financiare, 2.5 mil euro në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, 1 mil euro shtesë për projekte për zhvillim rajonal, 1 mil euro shtesë për familjet me gjendje të rëndë nga radhët e komuniteteve, 1 mil euro për promovim të punësimit të grave”, ka thënë ai.

PostAdssFotoja e reklamës