Deputeti i Nismës, Milaim Zeka i kq quajtur hipokritë disa deputetë të LDK-së. Sipas Zekës, është LDK-ja partia që po bllokon demarkacionin duke thënë se ata po shiten si pula të lagura para ambasadorëve, ndërsa në korridore janë sabotues.
“Seanca e sotme per kalimin e demarkacionit, eshte shty 100 perqind per fajin e disa perfaqesueseve te LDK-se.
Ata, edhe dje, ne komisionin per pune te jashteme, kane bere obstrukcione dhe shantazhe, duke mos votuar kalimin e ligjit per demarkacion, qe te shkonte ne Parlament.
Nuk kam pa njerez ma hipokrit se sa disa prej tyre, ku para ambasadoreve te huaj behen si pula te lagura, kurse neper koridoret e Kuvendit, behen frenuesit dhe sabotuesit me te medhenje te proceseve madhore, te cilat ja heqin lakun nga fyti qytetarit te Kosoves.
A ka turp ma i madh se sa kur Mimoza Kusari deklaron dje: “Une e votoje demarkacionin, me kusht qe do shkojme ne zgjedhje te lira ne kete vit”? A vihet vota ne pazar me karriken e deputetit, apo te pushtetit?! Ta dhjefsha parlamentin e pushtetin, nese ne nuk i kuptojme hallet e ketij populli, nese ne te zgjedhurit e paftyre vazhdojme ta mbajme vendin tone si nje burg te rrethuar me tela.
Qytetare te nderuar, rralle degjoja sot rruget se si te shkohet perpara, drejte Europes e Amerikes. Ne vend te kesaj degjoja kalkulime votash. Degjoja duke thene: Me votu demarkacionin, a thu a fitojme apo humbim vota?! Haram vota per ate qe bene kalkulime e pazare te tilla. Haram per cdo voturs, nese voton ata qe jane ne te njejtate vale, e ne te njejten linje me listen serbe” shkruan Zeka në Facebook.