Site icon PrishtinaPress

Milani ofron 60 milionë euro për yllin e Real Madridit (Foto)

Milani do të tentoj transferimin e Karim Benzemas nga Real Madridi.

Karim Benzema mund të largohet gjatë verës nga Real Madridi, nëse këta të fundit e transferojnë sulmuesin e Borussia Dortmundit, Perre Emerick Aubameyang.

Kurse, sipas të përditshmes sportive italiane, Tuttosport, sulmuesi francez mund të përfundoj në Milan, përcjell Express.

Tuttosport shkruan se Rossonerët janë të gatshëm t’i ofrojnë Realit 60 milionë euro për francezin. Kurse, lojtarit pritet t’i ofrojnë 8 milion euro në sezon.

Exit mobile version