Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Salernitana.
Rezultati përfundimtar në ”Stadio Arechi”, ishte 2-2, shkruan IndeksOnline.
Kuqezinjët ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e Fikayo Tomorrit në minutën e 17-të.
Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Federico Fazio barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë, Salernitana përmbysi rezultatin dhe kaloi në epërsi me golin e Antonio Candreva në minutën e 63-të.
Milanin nga humbja e shpëtoi goli i Luka Jovic në minutën e 90-të.
Me këtë barazim Milan mbetet në vendin e tretë në tabelë me 33 pikë, ndërsa Salernitana renditet në pozitën e fundit me vetëm 9 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/