Site icon PrishtinaPress

Milani merr vetëm një pikë nga përballja me Genoan

Milani dhe Genoa kanë ndarë pikët në përballjen e javës së 35-të në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “San Siro” përfundoi me rezultatin 3:3, shkruan Gazeta Express.

Milani e pa veten dy herë në disavantazh, teksa ia doli të përmbyste rezultatin – por, jo edhe ta mbante epërsinë.

Mateo Retegui (5’), Caleb Ekuban (48’) dhe Malick Thiaw (87’, autogol) realizuan golat për skuadrën mysafire.

Ndërsa, për “Rossonerët” shënuan Alessandro Florenzi (45’), Matteo Gabia (72’) dhe Olivier Giroud (75’).

Për skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli ishte ky barazimi i dytë rresht, si dhe ndeshja e katërt rresht pa fitore – krahas një humbjeje dhe një tjetër barazimi.

Milani renditet i dyti në tabelë me 71 pikë.

Genoa ndodhet në pozitën e 12-të me 43 pikë.

Exit mobile version