Site icon PrishtinaPress

Milani merr vendim për të ardhmen e Vranckx

Milani raportohet se ka vendosur të mos e shfrytëzojë opsionin e blerjes së Aster Vranckx nga Wolfsburgu.

Mesfushori belg e kaloi sezonin e fundit si i huazuar në “San Siro”, teksa në marrëveshje ishte i përfshirë edhe opsioni i blerjes për 12 milionë euro.

Megjithatë, Milani nuk do ta shfrytëzojë këtë opsion dhe Vranckx do të kthehet te klubi gjerman – sipas “Tuttomercatoweb”.

20-vjeçari regjistroi vetëm dhjetë paraqitje me “Rossonerët”.

Aster Vranckx me Wolfsburgun ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Exit mobile version