Milani ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë të tetës së finales së Europa League në futboll.
Skuadra italiane e ka deklasuar me rezultat 3:0 Rennes-it, duke treguar se është ndër favoritët për të fituar këtë rang të garave.
Mysafirët nuk kishin kaçik që t’i kundërvihen shtatë herë kampionit të Evropës.
Loftus-Cheek (32’ e 48′), Leao (53′) shënuan për fitoren e thellë.