Milani do të përballet sonte me Juventusin në derbin e javës në Itali.
“Rossoneri” vijnë nga humbja e thellë nga Chelsea në Ligën e Kampionëve, 0:3, por ndaj “Zonjës së Vjetër” e duan këndelljen në shtëpi.
Dhe, Kuqezinjtë e kanë marrë një lajm të mirë pasi trajneri Stefano Pioli sonte do të mundë të llogarisë në të rikthyerin, Theo Hernandez, i cili mungoi në “Stamford Bridge”, shkruan “Gazeta Express”.
Mbrojtësi i majtë francez do ta marrë edhe trakën e kapitenit, të cilën në Londër e mbajti Bennacer.
Theo pritet ta ndihmojë Milanin për t’ju rikthyer rezultateve pozitive duke filluar nga dueli me “Bianconeri”, por edhe mesjavën tjetër në ndeshjen e rëndësishme dhe thuajse vendimtare me Chelsean.
Përfaqësuesi francez është njëri prej mbrojtësve të majtë më të mirë në Evropë sot.