Milani raportohet se aktualisht është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me Ruben Loftus-Cheek në afatin kalimtar të verës.
Anglezi më parë ka qenë i lidhur me një lëvizje në Serie A, por sipas “Calciomercato” tani ka raportuar se Milani është në epërsi për transferimin e tij, transmeton Gazeta Express.
Chelsea thuhet se nuk e konsideron mesfushorin si të domosdoshëm dhe po mendon ta shesë pas përfundimit të sezonit.
Kontaktet mes Chelseat dhe Milanit për Loftus-Cheek u zhvilluan fillimisht kur skuadrat u përballën me njëra-tjetrën për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve, në Londër, dhe marrëdhëniet mes palëve janë mjaft miqësore.
Nga mediat angleze thuhet se mundësia e një marrëveshjeje mes dy klubeve është për çmimin prej rreth 25 milionë eurosh.
Për këtë lëvizje do të varet nga vendimi i lojtarit, i cili ende nuk ka rënë dakord për ndonjë kusht personal me “Rossonerët”.
Fulham mendohet të jetë një nga klubet tjera të interesuara për 27-vjeçarin.
Ruben Loftus-Cheek ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri në verën e vitit 2024.