Milani ka regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe të gjashtën për këtë sezon në Serie A, duke marrë tani edhe pozitën e liderit në tabelë.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli triumfoi sonte ndaj Lazios, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në elitën e futbollit italian.
Ndeshja e zhvilluar në “San Siro” përfundoi me rezultatin 2:0.
Christian Pulisic (60′) dhe Noah Okafor (88′) shënuan golat e fitores për “Kuqezinjtë”.
Te lacialët edhe sonte 90 minuta kompletoi mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.
Milani pas kësaj fitore ka 18 pikë dhe tani është lider në tabelë, me tri pikë më shumë se rivali lokal, Interi, që sonte takohet me Salernitanan.
Lazio mbetet me shtatë pikë dhe renditet në pozitën e 14-të.
Standings provided by Sofascore