Milan dhe Juventus raportohet të jenë duke negociuar me Real Madrid për Dani Ceballos në një marrëveshje të ngjashme me atë të Alvaro Morata-s.
Sipas OK Diario dhe Mundo Deportivo, mesfushori 21-vjeçar mund të transferohej në Itali për dy vite në formë huazimi me opsion dhe kundër-opsion.
Në verën e 2014, Juve mori Morata-n për 20 milionë euro dhe e shiti dy vite më pas për 30 milionë euro.
Kjo e lejoi lojtarin të luante si titullar dhe të zhvillohej dhe eventualisht të shitej për 66 milionë euro te Chelsea në 2017.
Merengues do të shpresojnë për një rezultat të njëjtë për Ceballos.
Ai ka vuajtur të gjejë hapësira te Los Blancos këtë sezon, me vetëm nëntë ndeshje në La Liga, megjithëse ka arritur të shënojë dy gola.
Juventus, Milan madje dhe Liverpool mund të jenë në gjendje të nxjerrin më të mirën e tij dhe ta ndihmojnë të zhvillohet, por e ardhmja e tij pritet të mbetet te Real Madrid.