1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Milan Radoiçiq nën hetime nga Serbia, por i lirë

Milan Radoiçiq, terroristi që udhëhoqi sulmin në Banjskë, ku u vra një polic i Kosovës, gjendet ende i lirë në Serbi. Por, Prokuroria e Lartë Publike atje ka njoftuar se rasti ende është duke e hetuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Doganën, për të përcaktuar origjinën e armëve dhe kanalet përmes të cilave kanë arritur në Kosovë. Mirëpo, një njohës i çështjeve juridike në Serbi thotë se nuk ka gatishmëri politike për ta zbuluar rastin deri në fund.

Më shumë se gjashtë muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, të udhëhequr nga grupi i armatosur i Milan Radoiçiqit në Serbi nuk ka rezultate në ndjekjen penale të përgjegjësve. Por, në një njoftim të fundit nga Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, thuhet se hetimi është duke vazhduar në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Doganën për të përcaktuar origjinën e armëve dhe kanalet përmes të cilave kanë arritur në Kosovë.

Për ekspertët juridikë mungesa e progresit në këtë rast është shqetësuese.

“Nga pikëpamja juridike asgjë nuk ka ndodhur institucionalisht në Serbi. Ende kemi vetëm një të dyshuar dhe hetim në mënyrë nominale. Nuk kemi asnjë informacion për hetimin e mundshëm edhe kundër personave të tjerë të përmendur”, tha Lluka Jovanoviq, jurist.

Radoiçiq, një biznesmen kontrovers, është i afërt me regjimin aktual të Aleksandër Vuçiqit.

Ekspertet juridikë paralajmërojnë se në Serbi nuk ka gatishmëri politike për të zbuluar rastin deri në fund.

“Për sa i përket vullnetit politik, mendoj se fatkeqësisht tani situata është e tillë që nuk jam i sigurt se sa mund të flasim për mungesën e vullnetit politik aq sa për mungesën e interesit politik për vetë incidentin”, shtoi ai.

Në anën tjetër, në Kosovë ka nisur konfiskimi i pronave që i ka poseduar Radoiçiq. Një pjesë e opinionit ne Serbi beson se incidenti në Banjskë do të ketë pasoja politike për shtetin serb dhe është një test i rëndësishëm për cilësinë e vetë sistemit gjyqësor në Serbi. /RTK

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img