Milani dëshiron që Suso ta rinovoj kontratën e tij.
Skuadra italiane është takuar me agjentin e spanjollit, Alessandro Luccin dhe babain e tij, ku kanë biseduar për kontratën e re, përcjell “lajmi.net”.
Bazuar në raportimin e ‘Corriere della Sera’, Suso kërkon një kontratë deri në vitin 2023.
Natyrisht se me kontratën e re, paga e spanjollit do të rritet deri në 5 milionë euro, pasi aktualisht fiton 2.5 milionë.
Suso po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon, ku është bërë cak i Real Madridt, kështu rosonerët duan ta blindojnë atë.