Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, ka bërë të ditur se rikthimi i sulmuesit suedez në ‘San Siro’ nuk është i mundur, por ka pranuar se Ibrahimovic ishte më shumë se një mendim për skuadrën italiane.
Ibrahimovic ka qenë pjesë e Milanit për dy sezone (2010-2012), ku shënoi realizoi 42 gola.
“Ibra ka lidhje shumë të ngushta me Milanin, të gjithë e dinë këtë”, ka deklaruar Leonardo për ‘Sky Sport Italia’, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ne nuk mund të mohojmë se rikthimi i tij ka qenë një çështje këtu, pasi ai është i jashtëzakonshëm dhe ka karakteristika shumë të veçanta, por rikthimi nuk është i mundur”.