Sassuolo dhe Milan janë ndarë në barazimin 3-3. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me Pinamonti, ku ish-sulmuesi i Interit ndëshkoi Milanin. Pak minuta më vonë, Sassuolo befason kuqezinjtë duke shënuar edhe golin e dytë në minutën e 10-të me Laurient.
Pa mbaruar pjesa e parë, Milan zhbllokoi shifrat me Leao në minutën e 20-të. Në të dytën, kryefjalë ishte përsëri Sassuolo, ku Laurient shënoi golin e rezultatit 3-1 në minutën e 53-të. Djemtë e Piolit nuk u dorëzuan dhe Jovic shënoi golin e shifrave 3-2. Me këmbëngulje, Milan gjeti goline barazimit në minutën e 84-të me anë të Okafor, duke i hequr kështu fitoren nga duart Sassuolos.
Me këtë rezultat, Milan renditet në vendin e dytë me 69 pikë, ndërsa Sassuolo në vendin e 19-të me 26 pikë.