AC Milan ka shënuar fitoren e 11 sezonale në Serie A dhe e mbyll vitin 2023 me triumf.
Kuqezinjtë fituan minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Sassuolos, në kuadër të javës së 18-të në Serie A.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, duke u mbyllur 0:0.
E Christian Pulisic realizoi në minutën e 59-të për t’i dhënë fitoren vendasve.
Me këtë triumf, Milan ngjitet në kuotën e 36 pikëve në vendin e tretë, nëntë më pak se lideri Inter.
Në anën tjetër, Sassuolo mbetet në pozitën e 16-të me 16 pikë të grumbulluara.