3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Milan fiton “finalen e finaleve”, Leao “zgjohet” në “Bernabeu”

Ishte padyshim një përballje e denjë për t’u quajtur “finalja e finaleve”.

“Djajtë” e Milan kanë arritur të sigurojnë një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të marte, teksa në mitikun spanjoll të “Santiago Bernabeu” kanë arritur të mundin me shifrat e thella, 3-1, “Galaktikët” e Real Madrid, në sfidën e vlefshme për xhiron e 4- të fazës ligës së UEFA Champions League.

Të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin pikërisht “Djajtë”, të cilët filluan festën në minutën e 12’-të falë golit të Malick Thiaw, mirëpo nuk zgjati shumë dhe vetëm 9 minuta më vonë “ylli” brazilian Vinicius Junior barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, megjithatë kjo vetëm sa do të “inatoste” më shumë “Kuqezinjtë”.

Djemtë e tekniku Paulo Fonseca arritën të gjejnë edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës fillimisht në minutan e 39’-të falë spanjolli Alvaro Morata e më pas në minutën e 73’-të, falë mesfushorit holandez, Tijjani Reijnders, teksa fantastik në të dy golat e “Djajve” ishte edhe “ylli” Rafael Leao, i cili dhuroi pasimet deçizive.

Falë këtij rezultati, Milan ngjitet në vendin e 18-të të renditjes me 6 pikë, po aq sa “Galaktikët” e Real Madrid të një vendi më sipër, me këta të fundit që kanë një golavarazh më pozitiv se italianët. /i.m /abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img