-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Milaim Zeka tregon se çfarë duhet të bëjnë nesër politikanët kur të merret vendimi për Haradinajn

Gazetari Milaim Zeka ka treguar se çfarë duhet bërë nesër politikanët tanë kur të merret vendimi për Ramush Haradinajn në Gjykatën e Apelit në Colmar të Francës

Zeka ka thënë se ndihma më e madhe që mund t’i bëhet Haradinajt, është të mos flasin politikanët për të.

“Personalisht mendoj, po nuk e di, sepse askush nuk e di, përpos gjykatës dhe Zotit, Ramushi do të lirohet, dhe nuk ka gjasa me u dërgu në Beograd. Jo për diçka tjetër, po vetëm nga fakti se Franca si shtet, bash do të bëhej horë”, ka thënë Zeka, transmeton Express.

Mirëpo, ai potencon një gjë të vetme; “politikanët shqiptarë në gjithë Gadishullin Ballkanik, shumë do ta ndihmonin, sikurse as të mos flisnin për të, as të mos reagonin, as të mos i telefononin, pasi që shumica prej tyre figurojnë në listat e zeza të krimit europian”, thotë Zeka.

Krejt në fund të statusit të tij, Milaim Zeka thotë se “shyqyr që trupi gjykues i Francës, në rastin e Haradinajt, nuk kuptojnë shqip”, sepse sipas tij, do të ishin gjasat që Ramushi të qëndronte akoma i ndaluar në këtë shtet.

“Uroj që zemra e prindërve të Ramushit, edhe familja e tij, të gëzohen nesër, bashkë me neve, që jemi shumë periferik…”, shkruan Zeka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img