Site icon PrishtinaPress

Milaim Zeka: Nesër Presidenti i jep mandatin Isa Mustafës

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka thotë se nesër Presidenti do t’ia jep mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të LDK-së.

Zeka në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se dorëzimi i mandatit nga Presidenti mund të mos ndodh vetëm nëse ky i fundit sëmurët sërish nga veshkat.

“Albin Kurti nuk ka gjasa të sjellë mandatarin pasi duhet t’i ketë 61 deputetë. Isa Mustafa e bënë qeverinë pasi e ka AAK-në, NISMA-n, AKR-në dhe minoritetet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se sipas 95% të gjasave Isa Mustafa do të jetë kryeministër.

Zeka thotë se edhe nga e kaluara ka ndodhur që pa i bërë dy vite stazh deputetëve nuk iu njihet stazhi.

“Kjo është një arsye pse Presidenti nuk do të shpall zgjedhje të reja”, tha ndër të tjera Milaim Zeka.

Exit mobile version