Site icon PrishtinaPress

Milaim Zeka me fakte të reja për Agron Mustafën: Ja kujt ia dha 4 milionë e gjysmë euro

Komisioni Hetimor Parlamentar po interviston ish-kryeshefin e Telekomit, Agron Mustafën, në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,

Mustafa fillimisht ka prezantuar një letër ndaj deputetit Milaim Zeka siç tha ai të deponuar në Agjencinë Kundër Korrupsion dhe në Kuvend.

Ai ka kërkuar largimin e deputetit Milaim Zekës nga komisioni, pasi  sipas Mustafës, ky i fundit është përfitues e 100 mijë eurove nga Telekomi.

“Milaim Zeka ka interesa personale në Telekomin e Kosovës, i cili ka përvetësua fonde, 100 mijë euro ndër vite. Dhe për këtë arsye për shkak të konfliktit të interesit nuk mund të jetë pjesë e komisionit hetimor deputeti Zeka”, ka thënë  Mustafa duke shtuar se kjo letër është për shkak të kërcënimeve dhe shantazheve që janë bërë nga Zeka.

Deputeti Milaim Zeka ka thënë se për “Bota sot” se Agron Mustafa ka kërkuar nga ai që ai ta lëshojë seancën.

Agron Mustafa erdhi sot në fillim të Seancës dhe kërkojë përjashtimin tim nga Komisioni, përjashtimin e njeriut I cili e ka krijuar këtë Komision duke e ditur edhe ai vet që ky është krye hajni i krejt gjanava që kanë ndodh në Post-Telekom.

“Që në fillim Agron Mustafa fillojë me provokimet e tija, dhe mu drejtua mua me fjalorin e Hashim Thaçit, duke mu drejtua mua: Tha ti je shumë simpatik…Unë i thashë në të kemi ftuar këtu që të flasim për hajnit tua e nuk të kemi ftuar këtu për seks, në qoftë se je ardhë për seks lavdëromë që jam simpatik, po përgjigju në pyetjet që ne pot i bëjmë.

Madje as që u skuq nga këto fjali. Dhe unë ia nxjerra të gjitha të palarat në shesh, sepse Mustafa iu ka dhënë këngëtarëve multi-milionera iu ka dhënë para, “Reis-Byro” Prishtinës, iu ka dhënë para.

Seanca do të vazhdojë edhe pas dite sepse Komisioni është ka punon tepër seriozisht.

Vetëm dua të them se përmes hetimit të Post Telekomit të Kosovës do ta shikojnë qytetarët e Kosovës se sa në mënyrë kriminale dhe paskrupullt është vjedh paraja publike e qytetarëve”, ka thënë deputeti Zeka.

Ai më tej ka shtuar se Agron Mustafa ishte munduar të gënjejë, por ai i qiti faktet para syve.

“Agron Mustafa  u mundua me rrejt për kontratë por unë ia qitë nënshkrimin , dhe e pyeta se kush e ka nënshkrua këtë kontratë të muajit mars të vitit 2016 ,më tha unë, E pyeta se a është nënshkrimi yt , më tha “ po” dhe kur e pyeta se kush është kjo anash tha “ filania”, dhe i thashë a pe sheh nuk është kontrata e nënshkruar nga unë, dhe i thashë trego pa rrotlla, sa  ka marrë në muajt? A ka kalu vlera mbi 500 euro? Cilën vlerë e kenë dal ti për veti se unë kam fol në Parlament. Agron Mustafa më tha, jo ashtu ka qenë. Imagjinoni tash, Mustafa TV Top –Channel-it i ka dhënë para,  4 milion e gjysmë ia ka dhënë shefit të Marketingut të Post-Telekomit të Kosovës. Dhe ky është element i mjaftueshëm që Agron Mustafa të shkojë në burg”, ka thënë deputeti Zeka.

Exit mobile version