Deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka ka bërë thirrje për legalizim të prostitucionit në vend.
“Sa shkojmë nëpër motele e vende palidhje, më mirë shkoni te veni”, u shpreh Zeka me shaka.
Ish-gazetari është shprehur gjithashtu kundër mbylljes së lojërave të fatit.
I ftuar në emisionin ‘n’Kosovë Show’, Zeka ka folur edhe për tema të tjera duke përfshirë aktualitetin në Kosovë.
Po në këtë emision i ftuar ka qenë edhe Nasim Haradinaj, përfaqësues i Organizatave të dala nga lufta.
Haradinaj foli për gjendjen e ish-ushtarëve të UÇK-së për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.