Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon debati për përjashtimin e Kosovës nga EQAR. Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për sot pikërisht për këtë çështje kanë vazhduar edhe përplasjet në mes vete.
Pas Haradinajt e Hoti, janë kapur me fjalë edhe Glauk Konjufca i VV’së me deputetin e Nismës, Milaim Zekën.
Teksa ka filluar fjalimin e tij për cilësinë e arsimit në Kosovë, Konjufca ka zgjedhur që si shembull ta marrë fjalën paraprake të deputetit Zeka.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka ironizuar me deputetin e Nismës, Milaim Zekën, në ditën e 7 Marsit, duke ia fajësuar mësuesin që ka kaluar Zekën e tash ai ka arritur që të bëhet deputet.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Zekës. Madje ai ia kujtoi Konjufcës së sa shumë ai dhe partia e tyre i duan treshet, duke aluduar në ‘aktin seksual’ që së fundmi flitej se ishte i pranishëm në Vetëvendosje.
“Lidhur me dyshat e Glauk Konjufcës se këta s’kanë marak te treshat me dal se Glauku është i ndjeshëm në treshe, unë kurrë s’kam pas as dysh e as tresh por kam qenë student i shkëelqyer.