1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Milaim Zeka e akuzon Nismën për punësime, Jakup Krasniqi e quan matrapaz

Pëplasje brenda Nismës Socialdemokrate për punēsimet e të afërmve.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj e ka mbajtur premtimin për të punësuar nga një anëtar nga secila familje. Por vendet e punës ia ka siguruar vetëm familjarëve të tij dhe bashkë partiakëve të Nismës Socialdemokrate.

Së fundi, në Qendrën e Studentëve është punësuar motra e tij, Lumturije Pacolli, si zyrtare për bibliotekë.

Bile një deputet i kësaj partie po thotë se ka koordinator për punësime tek Nisma.

Sipas Milaim Zekës këta persona janë figurat kryesore të këtij subjekti politik.

Zeka thotë se shumë anëtar të kësaj partie po largohen nga Nisma pasi janë të zhgënjyer.

Zeka ka akuzuar Nismën për punësimin e Sekretarit në Postën dhe Telekomin duke diskualifikuar një jurist te zotin Xhevdet Smakiqi, raporton T7.

Ndërkohë i kontaktuar nga T7, përmes telefonit Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës, nuk ka dashur të flasë, veçse ia ka dhënë një epitet deputetit Zeka.https://youtu.be/6jV6IzfJGoE

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img