Site icon PrishtinaPress

Miku i të vrarit: Ai është kujdesur për fëmijët e të dyshuarës, ata qanin për të

Mulë Desku, miku i viktimës Xhevdet Millaku të cilin dyshohet se e vrau kunata e tij, ka thënë se ai është kujdesur për fëmijët e vëllait dhe të dyshuarës më shumë se të tjerët.

Desku tha se Millaku nuk ka pasur fëmijë, andaj ka qenë tepër i përkushtuar ndaj familjes, specifikisht ndaj fëmijëve të vëllait.

“E ky për fëmijët e vëllait e për familje muj me thanë me përgjegjësi në bazë të komunikimit që  e kemi pasë të përditshëm, që ma shumë o kujdesë ky se ata të tjerët”, ka thënë Desku në Klan Kosova.

“Unë isha në familje, dhe ata, fëmijët e vëllait dhe të dyshuarës qanin [për Millakun]”.

Exit mobile version