Site icon PrishtinaPress

Miku i madh i Kosovës infektohet nga koronavirusi

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, është dërguar në spital pas diagnostikimit me koronavirus, i ka thënë një burim agjencisë “Reuters”, duke shtuar se shëndeti i tij është duke u përmirësuar.

Lajmin për dërgimin e tij në spital fillimisht e publikoi gazeta ABC të premten. Kjo gazetë raportoi se Solana është shtrirë në një spital të Madridit.

Solana, 77 vjeç, ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i NATO-s nga viti 1995 deri në vitin 1999, më pas si përfaqësues i lartë i BE-së për Çështje të Jashtme nga viti 1999 deri në vitin 2009. Më herët, nga viti 1992 deri në vitin 1995, ai ishte ministër i jashtëm i Spanjës.

Ai kishte marrë pjesë në një tubim me ministren e jashtme të Spanjës, Arancha Gonzalez, të hënën e kaluar, shkruan “National Post”.

Exit mobile version