Mikrobiologu Lul Raka është shëruar nga coronavirusi.
Nga sot, Raka është kthyer në Bordin Këshillëdhënës për COVID-19, transmeton Telegrafi.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka publikuar disa fotografi me Rakën, pas kthimit nga izolimi.
“Mirë se vjen në ekip, prof. Lul Raka. Edhe pse kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, kishim kënaqësinë që sot të na bashkangjitesh në mbledhjet tona, pas izolimit si pasojë e infektimit me Covid 19”, ka shkruar ai në Facebook.
Zemaj ka thënë se puna e tyre është që të bëjnë të mundurën dhe të pamundurën për mbrojtjen e qytetarëve, planifikimin dhe masat e përshtatshme, në pajtim me gjendjen.
“Përvoja e vendeve tjera është e mirëseardhur, duke aplikuar kushtet tona.Mirënjohës ndaj të gjithë kontribuesve për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19”, thotë ai.
Mikrobiologu Lul Raka ishte infektuar me COVID-19 më datën 2 nëntor./Telegrafi/