5.7 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Mikja e të vrarit në Prishtinë: U shokova, Auroni ishte djalë me energji shumë të mirë

Auron Myftarin i cili u vra dje, mikja e tij aktorja Egzona Ademi e kujton si një djalë simpatik, me energji të mirë, dhe si një person të socializuar dhe inteligjent.

“Mbaj mend vetëm kujtime të mira, momente të bukura, gazmore, që i kemi pasur si ekip. Kemi bashkëpunuar me një shfaqje. Ka shumë vite, kur ai ka qenë fare i vogël. Po si natyrë, si Agoni ashtu edhe Auroni, kanë qenë natyra shumë funny, shumë të socializuar, shumë djem të informuar, inteligjent”, u shpreh ajo në “Kosova Today”.

“Auronin e mbaj mend si një djalë shumë simpatik, shumë solar, me energji shumë të mirë. Vetë vepra “Ëndrra e një nate vere” ka qenë një komedi shumë e lezetshme, ku kemi pasur shumë momente të bukura, gazmore. E kujtoj me shumë nostalgji. Shumë u shokova, më vjen shumë keq edhe nga familja, për atë që ka ndodhur”, shtoi Ademi.

Për vrasjen e Auron Miftarit, i dyshuar është vëllai i tij Gent Myftari, për të cilin kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi tha se i dyshuari dyshohet se është me të meta psiqike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img