Rreth 9.000 përkrahës të kurdëve protestuan të shtunën në qytetin gjerman Frankfurt kundër presidentit turk Recep Tayip Erdogan dhe referendumit të prillit për ndryshime kushtetuese, në të cilat do t’i jepen kompetenca të zgjeruara.
Demonstruesit kanë brohoritur parulla si “Erdogani është terrorist” dhe “Liri për Oçalan”, duke valëvitur flamujt me fytyrën e Abdullah Oçalanit, udhëheqës i Partisë Punëtore së Kurdistanit (PKK), i cili ndodhet në burg, transmeton Reuters.