Mëngjesi i së shtunës ka mbushur kufijtë e Kosovës dhe Shqipërisë, pasi mijëra vetura janë nisur për ta kaluar një vikend të gjatë në bregdet.
Mirëpo, jo të gjithë janë aq të qetë sa të gjejnë kohë për një pushim ende pa ardhur vera, shkruan lajmi.net.
Bizneset e vogla të kryeqytetit do të protestojnë të hënën më 1 maj para objektit të Komunës së Prishtinës.
Sabudin Hasani, përfaqësues i shoqatës “bizneset e vogla”, i ka thënë KosovaPress-it se protesta do të nis në orën 09:00.
Hasni ka thënë se protesta do të mbahet kundër padrejtësisë dhe diskriminimit që po u bën komuna në shfrytëzimin e hapësirave publike.
Sipas tij, bizneset në këtë protestë po ashtu do të kërkojnë vazhdimin e lejeve për kiosqeve, pasi ata tash e një vit e gjysmë i kanë bërë kërkesë komunës por se ajo nuk ka përfunduar këtë proces.