2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Mijëra kontejnerë të rinj, Brestovci i bindur se do përfundoj problemin e mbeturinave

Kontejnerët i kanë pak metra larg, e megjithatë, mbeturinat i kanë lënë në degët e pemës afër.

Kjo ngase përpos se në shporta ka rrallëherë vend, të njëjtat edhe i kanë të rralla në lagje.

E pamje të tilla nuk janë të rralla në hapësirat e kryeqytetit

“Jam i kënaqur qysh vijnë shpesh me marrë bërllogun por ka shumë pak vena për bërllog. Po grumbullohen shumëse banorë shumë se unë vet I kam pa, vijnë natën e marrin, vijnë në mëngjes e marrin. Unë për vete jam i kënaqun po çka s’jam i kënaqun, me pas pas edhe nja dy vena tjerë ku qiten. Për qata kanë mbet këto mbeturina”, ka deklaruar një qytetar.

“Unë mendoj me ja ba një zgjidhje dikund se plot kantat, kjo lagje ka shumë. Me shtu kanta ma shumë se po hjekin boll, po kurgjo”, vijon ai. Problemi i mbeturinave, iu përmend edhe në gjatë shkarkimit nga kryetari Përparim Rama tani ish drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliut.E pasardhësi i tij thotë se tanimë ka nisur punën, dhe një prej synimeve, përfshin shtimin drastik të numrit të kontejnerëve. “Ne jemi në përfundim të procedurave dhe po presim vendimmarrjen, fatin e ankesave për një tender që kemi vendos për tu pajisur me 1400 kontejnerë të rinj që po besoj shto kësaj afatin e referimit që është 120 pas nënshkrimit, por po besoj që për një periudhë ma së largëti 3 mujore, do kemi dikund 2000 kontejnerë të rinj. Tentativa jonë është që deri në fund të vitit t’I kemi diku 3000 kontejnerë të rinj”, ka thënë Bekim Brestovci, Drejtor i ri i Shërbimeve Publike.

Tanimë, numrin e kamionëve e ka rritur në 18 për një ndërrim, duke shtuar katër prej tyre e duke rregulluar ata që kishin defekte.

Por, Brestovci shprehet i bindur se problem i mbeturinave do përfundoj me të në këtë mandat.

“Jo që mendoj po jam shumë i sigurt. Jam plotësisht i sigurt se them se nuk ka problem që zgjidhet më thjeshtë sesa problem me mbeturina. Nevojiten kontinjerë ku qytetari t’I hedh ato dhe nevojitet mekanizëm i cili pastaj ao mbeturina i bart në deponinë ekizstente. Kaq e thjeshtë është kjo punë”, vijoi ai.

Brestovci thotë se në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore, qysh në javën e ardhshme do shtohet 50 kontejnerë të rinj dhe pritet që rritja e numrit të vazhdoj me 30 të tilla për çdo javë./dukagjini

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img