12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Mijëra euro për vëllain e kryesuesit të Kuvendit, skandali i ri i Prishtinës së Përparim Ramës

Fatos Bajqinovci vëllai i kryesuesit të Kuvendit, Pëllumb Bajqinovci është shpërblyer me mbi 18 mijë euro nga komuna e udhëhequr nga Përparim Rama. 

Organizata joqeveritare “Sport4all” e cila udhëhiqet nga ai është përzgjedhur në mesin e mbi 200 organizatave për t’u subvencionuar.

Ndërkohë, emri i Pëllumb Bajqinovcit figuron si themelues i “Sport4all” bashkë me Fjoret Pruthin dhe Fatos Bajqinovcin.

Kjo organizatë merret me organizimin e aktiviteteve sportive. 

Nga Komuna e Prishtinës e kanë arsyetuar vendimin duke thënë se “Pëllumb Bajqinovci nuk ka përfituar subvencion nga kryeqyteti, meqë ai ka qenë bashkëthemelues por nuk është pronar apo bashkëpronar”.    

Themeluesin e një organizate, institucioni apo kompanie nuk mund ta fshish nga biografia. Organizata në fakt ekziston që nga 2010-ta dhe vazhdimisht ka organizuar aktivitete të ndryshme sportive, e cila nga të gjitha qeveritë ka marrë subvencione për organizimin e këtyre aktiviteteve. Pëllumb Bajcinovci, nuk ka asgjë të bëjë me subvencionin. Përkrahja financiare kësaj organizate jo qeveritare i është dhënë pas vlerësimit nga komisioni i pavarur, i përbërë nga 5 anëtarë”, kanë thënë nga Komuna e Prishtinës për Kanal 10.

Komuna e Prishtinës ka ndarë rreth 620 mijë euro për 247 organizata joqeveritare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img