Site icon PrishtinaPress

Mijëra euro për udhëtime, reagon burri i Vjosa Osmanit: Po tentoni ta njollosni punën e Presidentes

Burri i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, ka reaguar pasi publikimit të shpenzimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në shpenzimet e publikuara, del që Osmani ka shpenzuar mijëra euro në karburante për udhëtim në kohën sa ishte deputete, madje Gazeta Insajderi ka raportuar se Osmani ka bërë këto shpenzime në kohën sa jetonte në Prishtinë.

Sadriu ka reaguar duke e shpërndarë reagimin e këshilltarit të Presidentes, Bekim Kupina, dhe duke sulmuar mediat. Ai po ashtu ka thënë se me këto publikime po mundohet të “njolloset puna e Presidentes”.

“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijera dollarë). Bileta avioni First Class e rrallë herë Business Class. Për Economy as që flitej. Ju nuk keni lënë gjë publike pa keqpërdorë”, shkruan Sadriu.

“Dhjetëra miliona euro keqpërdorime të qytetarëve përmes të cilave keni blerë televizione, portale e paguani ‘qepues’ për t’u munduar ta njollosni punën e ndershme të Presidentes. Për juve shteti është vetëm mjet për mbrojtjen e interesave biznesore e kriminale. Kaq!”, përfundon ai.

Exit mobile version