Një ndeshje spektakolare dhe emocionuese ishte ajo mes Torino dhe Milan që që pëfundoi në barazim 2 – 2. Torinezët u treguan më kërkues gjatë pjesës së parë, ndërsa pas pushimit milanezët u shfaqën më të qartë.
Rezultati i sfidës nuk i pëlqeu trajnerit të vendasve Sinisa Mihajlovic, pasi Ljajic humbi edhe një 11-metërsh, që mund të kishte mbyllur gjithçka. Ai u largua nga fusha tepër nervoz.
“Nuk jam i nevrikosur, jam i tërbuar dhe shumë i zhgënjyer, pasi shpërdrojmë raste dhe të humbasim pikë. Të barazosh në këtë ndeshje është çmenduri”.
Milan iu mohua një 11-metërsh, por Vincenzo Montella nuk deshi ta komentonte, shkruan Albeu.
E arritëm barazimin me meritë dhe pastaj me mënyrën e lojës që pamë mund të kishin fituar të dy ekipet. Rastin e penalltisë ndaj Bonaventura nuk e pashë, por më thanë, megjithatë nuk kam çfarë të them u shpreh Montella.
Të dy ekipeve do ti mungojnë lojtarë për ndeshjen e radhës për shkak kartonësh. Locatelli dhe Romagnoli nuk do të jenë për Milan ndaj Napoli, ndërsa Belotti për Torino ndaj Bologna.