1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Migrimi i mjekëve”, fenomen shqetësues në Ballkanin Perëndimor

Punonjësit e shëndetësisë në Ballkanin Perëndimor, për shkak të mangësive në sektorin e shëndetësisë dhe pagave të ulëta, janë duke i braktisur vendet e tyre ku janë lindur dhe rritur, dhe preferojnë të shkojnë në shtetet më të zhvilluara të Evropës Perëndimore.

Rritja e migrimit të mjekëve nga Ballkani Perëndimor në shtetet e Evropës Perëndimore në vitet e fundit, arriti në nivel shqetësues. Në Maqedoni, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Kroaci dhe Mal të Zi çdo vit më shumë se 1000 mjekë migrojnë drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Shkaqet kryesore të migrimit të “manteleve të bardhë” në vendet e Evropës Perëndimore të cilat kanë kushte më të mira, janë mangësitë në sistemin shëndetësor dhe pagat e ulëta të mjekëve.

Sipas shifrave të vitit 2016, nga Maqedonia 500, Bosnjë Hercegovina 350, Shqipëria 160, Mali i Zi 29 mjekë kanë migruar në vendet e Evropës Perëndimore. Nga ana tjetër në 3 vitet e fundit gjithashtu edhe nga Kroacia 525 mjekë kanë migruar në vendet më të zhvilluara të BE-së, ndërsa në Serbi vitin e kaluar 599 mjekë kanë aplikuar në autoritetet përkatëse për certifikatën që iu duhet për të punuar si mjekë jashtë vendit.

Problemi me të cilën përballet rajoni shkakton një rrezik të konsiderueshëm në sistemin shëndetësor të vendeve të vogla siç është Mali i Zi. Në këtë vend migrimi i vetëm një mjeku specialist mund të shkaktojë një probleme të madha në sistemin shëndetësor.

Valës së migrimit në vitet e fundit i janë bashkangjitur edhe kandidatët e rinj për mjekë. Dhjetëra studentë të mjekësisë të cilët nuk mund të gjejnë mundësi për specializim në vendet e tyre pas diplomimit, kurën e gjejnë në vendet si Gjermania, Britania, Sllovenia dhe Zvicra, vende ku sistemi shëndetësor është më i zhvilluar dhe i rregullt.

“Ikja e trurit duhet të ndalohet”

Këto zhvillime në fushën e shëndetësisë, mund të shikohen edhe në deklaratat e fundit të institucioneve dhe organizatave që merren më çështjet e shëndetësisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në raportin e përgatitur nga ana e Dhomës së Mjekëve të Kroacisë (HLK), theksohet se që nga 1 korriku i vitit 2013 kur Kroacia u bë anëtare e BE-së deri më sot nga vendi janë larguar 525 mjekë.

Nga HLK-ja e cila i bëri thirrje qeverisë që të hulumtojë këtë trend i cili është duke u përhapur edhe më shumë mes mjekëve, theksuan se duhet ndaluar së më shpejt ikja e trurit.

Ndërsa sipas të dhënave të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, gjatë vitit 2016 kanë marrë certifikatën e sjelljes së mirë 160 mjekë, një dokument ky që shërben për aplikim për punë jashtë vendit. Ndërsa në vitin 2014, janë larguar 145 mjekë dhe në vitin 2015 janë larguar mbi 130 mjekë.

Gjithashtu edhe Sindikata i Mjekëve të Malit të Zi njoftoi se në rast se parandalohet migrimi i cili është përhapur mes punonjësve të shëndetësisë, kujdesi shëndetësor do të bëhet privilegj.

Në deklaratën të cilën theksohet se sipas standardeve të BE-së për çdo 100 mijë persona duhet që të ofrojnë shërbimin e tyre 335 mjekë, në Mal të Zi ky numër është 115 dhe se në mbarë vendin ka nevojë për 700 mjekë.

Në rast se nuk parandalohet migrimi i mjekëve në Ballkanin Perëndimor i cili në kohët e fundit është kthyer në një fenomen shqetësues, kjo situatë do të shkaktojë probleme që sistemet shëndetësore e këtyre vendeve në të ardhmen të përballen me një kërcënim të madh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img