Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, është tallur me deputeten e Listës Guxo, e cila ka thënë se nuk ka prishje të raporteve në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
Ai ka bërë me dije se në këtë mënyrë ajo e ka siguruar një vend të mirë në listën e kandidateve të VV-së për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
“Jeta Statovci nga Lista Guxo, e siguroj emrin e saj ne top 10 e pare ne listen e kandidateve per deputete nga LVV ne zgjedhjet e ardhshme. I inspiruar nga intervista e saj ne emisionin 60 minuta ne KTV”, ka shkruar Miftaraj në profilin e saj në “Facebook”.