1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Miftaraj tallet keq me analistët që po e përkrahin Kurtin: Nuk do të jeni pjesë e listës për deputetë

Drejtori Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, është tallur me analistët që po e përkrahin partinë në pushtet.

Duke ironizuar me ta, ai ka thënë se burimet brenda VV-së i kanë treguar se të njëjtit nuk do të futen në listën e kandidatëve për deputetë të VV-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se ata as nuk do të shpërblehen me ndonjë pozitë publike.

“Burime të aferta per Kryeministrin Kurti thone se analistet qe po e perkrahin LVV pa rezerve dhe pa argumente te qendrueshme, nuk do te jene pjese e listes se kandidateve per deputete ne zgjedhjet e 9 shkurt 2025. Per me teper as nuk do te shperblehen me pozita ne borde, ambasada, ministri apo pozita tjera publike. Sipas burimit tone te pakontestuar, Kurti eshte i lodhur nga serviliteti i tepruar qe ka filluar te jap kunder efekt tek popullata e gjere. P.S. pak satire me oportunistet!”, ka shkruar Miftaraj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img