Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se mosbashkëpunimi i Serbisë në rastet policore e gjyqësore, përfundoi me vrasjen e policit sot.
Sipas tij, sikur Serbia të bashkëpunonte, lehtësisht do të parandalohej kjo vrasje.
Postimi pa ndërhyrje:
Serbia në vazhdimësi refuzon bashkëpunimin policor dhe gjyqësor në çështjet penale me Kosovën.
Kjo qasje refuzuese e Serbisë sot përfundoi me vrasjen e një polici në Serbi me dyshim të bazuar se vepra u krye nga një i arratisur nga vuajtja e denimit në burgjet e Kosovës.
Sikur të kishte bashkepunim policor dhe gjyqesor do te shkembeheshin informata policore mes dy shteteve te cilat lehtesisht do parandalonin vrasjen duke arrestuar dhe kthyer ne Kosove personin e arratisur.
Vrasja e policit ne Serbi edhe mund te perdoret ne aspektin politik per perdorim te brendshem ne Serbi por faktet jane se Serbia eshte kthyer ne parajse per kriminelet qe kryejne krime ne Kosove, sikurse kriminelet qe ikin nga Kosova kerkojne shpetim ne Serbi dhe Bosne dhe Herzegovine si shtete qe refuzojne bashkepunimin me Kosoven.