4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Miftaraj: Prokurorët e Speciales, të pasinqertë dhe po shpërndajnë dezinformata

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Instituti të Kosovës për Drejtësi ka thënë sot se prokurorët e Gjykatës Speciale të Kosovës janë të pasinqertë dhe po shpërndajnë dezinformata.

Miftaraj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se edhe ata e dinë se të njëjtit mund të hetojnë dhe ndjekin penalisht vetëm serbët e Kosovës dhe në asnjë rrethanë serbët e Serbisë.

Lexoni të plotë postimin:

Prokurorët e Gjykatës Speciale të pa sinqertë dhe po shpërndajnë dezinformata.

Edhe ata e dinë se të njëjtit mund të hetojnë dhe ndjekin penalisht vetëm serbët e Kosovës dhe në asnjë rrethanë serbët e Serbisë.

Edhe nëse kjo prokurori ka dëshmi të mjaftueshme se Presidenti serb Vuçiq ka kryer  krime lufte në Kosovë e në bazë të hierarkisë i njejti është përgjegjës për krime lufte në Kosovë, e vetmja mundësi që të hetohen Vuçiq dhe ata që kanë udhëhequr luftën e shtetit serb në Kosovë është që parlamenti i Serbisë të i lejoj shtetit të Holandës të gjykoj këto krime përmes Gjykatës Speciale që është themeluar nga Kuvendi I Republikës së Kosovës.

Kosova pa humbur kohë duhet të marr situatën në kontroll dhe të hetoj vetë krimet e luftës në Kosovë, dhe të mos bie viktimë e gënjeshtrave të Prokurorit të Specializuar në Hagë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img