1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Miftaraj: Evropianët po përdorin gjuhë të butë ndaj Vuçiqit duke e lutur që të largojë ushtrinë nga kufiri

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka komentuar zhvillimet e fundit në veri, ku Serbia ka vendosur forca ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën.

Miftaraj thotë se vendet e Bashkimit Evropian vetëm po e lusin Serbinë për tërheqje të ushtrisë dhe nuk po marrin sanksione ndaj tyre.

Në reagimin e bërë në Facebook, ai ka shkruar se dallimin mes amerikanëve dhe evropianëve është se amerikanët nuk e përsërisin dy herë gabimin e njëjtë.

“Kur amerikanet gabojnë në një situate të caktuar asnjëherë nuk thonë gabuam, por morëm një mësim të ri. Sidoqoftë, amerikanet nuk gabojnë dy herë dhe nuk e përsëritin gabimin e njëjtë.

Kur evropianet gabojnë, sigurohen qe gabimin e njëjtë ta përsërisin në pafundësi. Edhe pse evropianet e dinë se politikat e Vuçiqit janë një kopje e politikave të Millosheviqit, edhe pse për Vuçiqin nuk është me rendësi populli serb në Kosovë por territori i Kosovës pas shqiptare, prapë së prapë përdorin gjuhë të butë dhe amnistuese ndaj Vuçiqit. E lusin që të tërhjek forcat ushtarake nga kufiri me Kosovë. Nuk duhet të ketë lutje, duhet të ketë kërkesa dhe sanksione ndaj politikes destabilizese të Vuçiqit dhe klanit të tij”, thotë ai.

Policia e Kosovës u sulmua me armë zjarri më 24 shtator, nga një grup terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Ndërkaq nga gjuajtjet me armë zjarri, Policia vrau tre pjesëtarë të grupit terrorist.

Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës është dënuar fuqishëm nga SHBA, BE dhe vendet e rajonit, ndërsa autoritetet në Kosovë janë zotuar se përgjegjësit e sulmeve terroriste do të dalin para drejtësisë.

Dy prej anëtarëve të grupit terroristë janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë në masën e paraburgimit prej një muajsh.

Pas këtyre zhvillimeve, Serbia ka vendosur forca ushtarake në kufi me Kosovën, SHBA ka kërkuar nga Serbia që të largojë ushtrinë dhe të mos nxis tensione.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img