Site icon PrishtinaPress

Miftaraj e sqaron: Kurtit nuk i ndalohet gara në zgjedhjet e 9 shkurtit

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka folur për ftesën drejtuar kryeministrit Kurti nga ana e prokurorisë, si dhe për listat e deputetëve në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

“Në bazë të këtij ligji i kufizohet një e drejtë secilit qytetar të Kosovës, i cili është dënuar në tri vitet e fundit me burgim efektiv prej një viti … Ftesa e kryeministrit Kurti [nga prokuroria] nuk i kufizon të drejtën për të garuar dhe për t’i prirë listës së Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm”, tha Miftaraj.

Në magazinën informative “InfoPlus” të RTK, Miftaraj tha se kryeministri Kurti, sipas informative, del se ai është ftuar për rastin e rezervave e që, sipas tij, është në afatet e fundit kohor që Prokuroria duhet të marrë një vendim për të pushuar një hetim a për të pushuar një aktakuzë.

“Nëse shohim se si vepron Prokuroria Speciale dhe nëse ka marrë në pyetje të gjithë personat të dyshuar që potencialisht janë të përfshirë në këtë rast apo edhe dëshmitarët, të njëjtit në këtë rast me shumë të drejtë mund ta kenë vlerësuar se kryeministri Kurti të thirret si dëshmitar i fundit në këtë proces, para se të marrin një vendim për këtë rast”, tha Miftaraj.

Exit mobile version