7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Miftaraj: Drejtori i arrestuar i KEK-ut ka dal nga akademia e LVV-së

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të reagojë pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili sipas tij dyshohet për vepra korruptive në vlerë prej miliona euro.

Miftaraj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “edhe pse është faze e hershme e procedurës penale në rastin e drejtorit të KEK dhe pa paragjykuar fajësinë/pafajësinë e të njëjtit, është fakt se i njëjti ka dal nga Akademia e Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Zotëriu në fjalë dyshohet për vepra penale korruptive me vlerë miliona euro”, ka shkruar Miftaraj.

Ai ka thënë se aktiviteti i tij politik në VV është i gjatë. “Në kuptim të kësaj, një reagim dhe distancim nga LVV dhe Kryeministri Kurti është detyrë, është obligim”.

“Nëse kjo nuk ndodh, programi i kësaj qeverie drejtësi dhe punësim kthehet në farsë ose pamflet politik pa pikë vlere”, ka shkruar Miftaraj.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës sot është arrestuar Nagip Krasniqi – kryeshef ekzekutiv i KEK-ut, nën dyshimin se i njëjti ka kryer tri vepra penale. Me urdhër të prokurorit Krasniqi është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Në njoftimin e lëshuar Prokuroria Speciale thuhet se me urdhër të kësaj prokurorie “Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet N.K. (Nagip Krasniqi) për shkak të dyshimit të bazuar se i  njëjti ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’  nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK,  ‘’Ushtrimi i ndikimit’’  nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.

Ai është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Ndryshe, hetues nga Departamenti i Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës sot kanë bastisur zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Arrestimi i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut ka ngjallur reagime të krerëve të partive politike në vend. Liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kanë kërkuar përgjegjësi edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, meqë sipas tyre arrestimi i Krasniqit, (ish-drejtues i komitetit për energji në LVV) është dëshmi e abuzimeve të Qeverisë Kurti në sektorin e energjisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img