1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Midis Prishtinës kena me t’masakru”, deputetja e PDK-së denoncon kërcënimet, Policia nis hetimet

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, është kërcënuar nga persona të panjohur, në llogarinë e saj në rrjetin social ‘Facebook’. Për mesazhet që ka marrë ka njoftuar vet ajo, teksa tashmë i ka denoncuar si raste edhe në Polici.

Sinjali mëson se Musliu-Shoshi ia ka mësyrë gjatë ditës së djeshme Policisë, ku ka kërkuar ndihmë duke i raportuar mesazhet ku është kanosur seriozisht nga disa persona.

Pas denoncimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Kanosje” dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për identifikimin e të dyshuarve.

Sipas deputetes, kërcënimet ndaj saj pasuan pas një pyetjeje që ia ka drejtuar ministres të Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, e që sipas saj, u keqkuptua qëllimshëm nga ajo me qëllim manipulimin.

“Si rezultat i deformimit të qëllimshëm të së vërtetës, mua më erdhën disa kërcënime të drejtpërdrejta të cilat po i postoj, që ta sheh Donika dhe të gjithë të tjerët se kush i solli në pushtet dhe për kë e kultivojnë demagogjinë soji i saj dhe i VV-së. Normalisht, për të gjitha këto do të hap rast edhe në polici”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

“Pyetja ime drejtuar Kryedemagogës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, që mund të shihet në video ishte: A mendon se Kosova mori njohjen ndërkombëtare vetëm pse e kishte të drejtën e shpalljes së pavarësisë?

Kjo deklaratë u keqinterpretua qëllimshëm nga znj. Schwarz dhe nga një figurë publike, zhurmues i VV-së kuptohet, për të manipuluar dhe për të mbajtur ndezur flakën militantiste të patriotave fallco dhe të pseudointelektualëve të këtij vendi.

Si rezultat i deformimit të qëllimshëm të së vërtetës, mua më erdhën disa kërcënime të drejtpërdrejta të cilat po i postoj, që ta sheh Donika dhe të gjithë të tjerët se kush i solli në pushtet dhe për kë e kultivojnë demagogjinë soji i saj dhe i VV-së. Normalisht, për të gjitha këto do të hap rast edhe në polici.“, ka shkruar ndër të tjera Musliu-Shoshi.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img