Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nga Samiti në Tiranë i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i japin zgjidhje konfliktit mes tyre.
Sipas Charles, nuk mund të ketë bashkëpunim pa pajtim.
Ai theksoi se nuk duhet të lënë fantazmat e së shkuarës që të vjedhin të ardhmen.
“Ju e keni bërë objektivin të qartë shumë herë. Ne duam t’ju mbështesim që të keni sukses. Nuk mund të lëmë konfliktet dy-palëshe të na mbajnë peng. Zgjidhja e tyre mund të jetë më e dhimbshme se reformat por duhet bërë. Mos i lini fantazmat e së shkuarës t’ju vjedhin të ardhmen. Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës e kanë sjellë sërish këtë në vend të parë. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim dhe të gjithë e dimë që pajtimi kërkon kurajë politike dhe fokus tek e ardhmja. Kjo do të jetë fryma për Samitin që do të zhvillohet në Bruksel.”