Site icon PrishtinaPress

Michel takon Bërnabiqin, kërkon deeskalim të situatës në veri

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka njoftuar se është takuar me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

Michel në një shkrim në Twitter, tha se në këtë takim u diskutua për nevojën e deeskalimit të situatës në veri.

Veç kësaj, ai ka bërë thirrje për rikthim në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq: mesazh i qartë i Këshillit Evropian për nevojën për deeskalim të menjëhershëm të situatës në veri dhe vazhdim të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Vendimtare që Serbia t’i vazhdojë reformat për të avancuar në rrugën drejt BE-së.” – ka shkruar ai.

Exit mobile version