13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Michel për takimet e djeshme me Kurtin e Vuçiqin: BE do të vlerësojë cilat janë pasojat nëse nuk zbatohen marrëveshjet

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha se mesazhi kryesor që liderët europianë patën për kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq është zbatimi i marrëveshjeve të arritura.

Ai u pyet edhe për pikën e Asociacionit, për të cilin tha se është një element i rëndësishëm i marrëveshjes, por se është një ndër elementet.

“Patëm një mesazh për të dy liderët se çfarë presim nga ta dhe çka ajo presim është që të implemetojnë marrëveshjet. Asociacioni është një element i rëndësishëm, jo i vetmi, por është i rëndësishëm që të implementohet, pika e parë”.

Michel po ashtu tha se është plotësisht i informuar për debatin aktual për nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve dhe refuzimin nga ana serbe.

Ai tha se për këtë temë është folur edhe në takimin e sotëm në kuadër të samitit të KE-së.

“Por, elementi më i rëndësishëm, një pikë që u përmend nga disa liderë në takimin e sotëm, që të dy liderët të zbatojnë këto marrëveshje dhe do të jetë shumë e rëndësishme që të kontrollojmë nëse vërtet këto marrëveshje zbatohen. Dhe do të jetë në përgjegjësinë e BE-së për të vlerësuar se cilat janë pasojat nëse këto zbatohen dhe nëse këto nuk zbatohen”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img