17.3 C
Pristina
Sunday, September 8, 2024

Buy now

spot_img

Michel pas deklaratës së Zelenskyt për luftë nga Rusia në Ballkan: S’përjashtohet dëshira për interferim

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në vizitën e tij në Zagreb, tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian do të sigurojë stabilitet dhe paqe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Michel arriti të enjten në kryeqytetin e Kroacisë për bisedime mbi agjendën strategjike, duke përfshirë zgjerimin, me kryeministrat e vendit pritës, Maltës, Polonisë dhe Italisë.

Ai nga atje tha se vendet anëtare të BE-së duhet të arrijnë unitetin për çështjet strategjike.

I pyetur nëse sheh një kërcënim të Rusisë që drejton një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor për të larguar vëmendjen nga lufta e saj në Ukrainë, siç pretendoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy para gazetarëve, Michel tha se nuk përjashtohet.

“Ne nuk mund të përjashtojmë tundimet e Rusisë apo edhe të tjerëve që të përpiqen të ndërhyjnë, të përpiqen të ndikojnë dhe kjo është arsyeja pse jemi absolutisht të bindur se përparimi në rrugën e BE-së është vërtet i rëndësishëm për të krijuar stabilitet dhe për t’u siguruar që ky rajon do të jetë paqësor”.

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq tha se mund të ketë disa pika të nxehta të destabilitetit në Evropën Juglindore, por Kroacia mbështet fuqishëm rrugën e fqinjëve të saj në BE.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img